Auto&Tech
Përdoruesve po iu mbyllen llogaritë, Instagram del me sqarim
Demokracia
17:43 | 31 Tetor 2022

Share:

Rrjeti social Instagram sot ka pasur probleme që nga mëngjesi.

Kjo ka ndodhur sipas raportimeve për shkak të disa ndryshimeve që po ndodhin në këtë rrjet social, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë, kanë reaguar edhe nga vet rrjeti social duke thënë se janë të vetëdijshëm se disa kanë probleme.

Për këtë kanë thënë se po e shqyrtojnë dhe po kërkojnë ndjesë për shqetësimin.

Ajo çfarë po këshillojnë ekspertët e rrjeteve sociale është që të mos kyçeni fare në Instagram gjatë ditës së sotme.

Të ngjashme