Auto&Tech
Përdoruesit e WhatsApp “fluturojnë” tek rivalët
Demokracia
14:05 | 13 Janar 2021

Share:

Platformat për dërgim të mesazheve “Signal” dhe “Telegram”, kanë parë rritje të madhe të shkarkimeve të aplikacioneve të tyre në tërë botën, pas një përditësimi kontravers, të kushteve të përdorimit të WhatsApp

WhatsApp u ka thënë 2 miliardë përdoruesve të vet, se duhet të lejojnë aplikacionin të ndajë të dhënat e përdoruesve me kompaninë amë “Facebook”, nëse dëshirojnë të vazhdojë të përdorin aplikacionin. Kjo nuk vlen për përdoruesit në BE dhe Britani, edhe pse njoftimi u është dërguar të gjithë përdoruesve.

Përdoruesit e WhatsApp nuk do të mund të përdorin shërbimin pas dates 8 shkurt, nëse nuk e pranojnë këtë ndryshim.

WhatsApp ka thënë se praktika e ndarjes së të dhënave me Facebook nuk është e re. WhatsApp është në pronësi të Facebook.

Sipas të dhënave të companisë “Sensor Tower”, që analizon trafikun në internet, në javën para njoftimit të WhatsApp, aplikacioni “Signal” është shkarkuar 246.000 herë. Në javën pas njoftimit të WhatsApp, aplikacioni Signal është shkarkuar 8,8 milionë herë, me më së shumti shkarkime në Indi, Britani dhe SHBA.

Telegram është treguar edhe më i popullarizuar, me 11 milionë shkarkime në javën pas njoftimit të WhatsApp.

Në të njëjtën kohë, shkarkimet e WhatsApp në botë kanë rënë nga 11,3 milion në 9,2 milionë.

Megjithatë, ekspertët e industrisë, kanë thënë se kjo nuk do të paraqesë problem të madh për WhatsApp, që është shkarkuar 5.6 miliardë herë që nga lansimi më 2014, duke thënë se shprehitë (e përdoruesve) ndryshojnë vështirë.

Të ngjashme