ShowBiz
Përdoruesit e TikTok zbulojnë sozinë e Taylor Swift
Demokracia
17:00 | 16 Korrik 2021

Share:

Përdoruesit e TikTok, kanë gjetur sozinë e Taylor Swift. Në të vërtetë, ajo duket më shumë si Taylor sesa Taylor.

Përdoruesja e TikTok, e cila quhet Ashley, në të vërtetë është një infermiere që jeton në Nashville, Tennessee, por ajo u bë virale në aplikacion javën e kaluar pasi postoi një video duke shpjeguar se pasi nuk ka një makinë larëse ajo lan rrobat me dorë në banjë.

Sidoqoftë, për shkak se Ashley është identike me këngëtaren e “Shake It Off”, njerëzit pastaj u shokuan plotësisht duke u përpjekur të kuptonin pse Taylor Swift ishte në TikTok duke bërë larjen e rrobave të saj në banjë.

Më parë, Ashley postoi një video tjetër duke sqaruar se ajo nuk është Taylor Swift.

Videoja origjinale, e cila ka më shumë se 2.8 milion shikime është plot me komente nga njerëzit që përpiqen të kuptojnë se si kemi papritmas dy Taylor.

Një person shkroi, “Taylor Swift në faqen time duke bërë larje në vaskën e saj”, dhe dikush tjetër shkroi, “Wow është kaq e bukur të shohësh të famshëm me probleme të përditshme”.

Duke parë videot e saj, megjithatë, mund të shihni se nga erdhi konfuzioni. Nga flokët dhe grimi, ngjashmëria është e çuditshme. Ashley, madje postoi një video të vajzës së saj të vogël duke thënë se ajo mendon se mamaja e saj duket si këngëtarja.

@traumarn13

I do not recommend doing 3 loads in one day. Rinse repeat. I am done. #checkplease #itsabeautifuldayto #tide #oldschool

♬ Kiss Me More (feat. SZA) – Doja Cat

Të ngjashme