Auto&Tech
Përdorues të Android KUJDES! Këto aplikacione po ju vjedhin të dhënat
Demokracia
12:14 | 24 Qershor 2021

Share:

Joker është kthyer. Nga Joker, ne i referohemi virusit që jo vetëm mbledh të dhëna nga përdoruesit e Android, por gjithashtu vjedh para dhe më shumë.

Virusi u zbulua së fundmi në tetë aplikacione Android të renditura në Google Play Store nga Quick Heal Security Labs të cilat e raportuan atë te Google dhe aplikacionet e prekura u hoqën.

Virusi Joker është i rrezikshëm sepse mund të vjedhë të dhënat personale të përdoruesve, listat e kontakteve, informacionin e pajisjes, mesazhet, të bëjë thirrje telefonike dhe më shumë, transmeton Telegrafi.

Aplikacionet e infektuara janë:

Auxiliary Message

Fast Magic SMS

Free CamScanner

Super Message

Element Scanner

Go Messages

Travel Wallpapers

Super SMS

Nëse keni ndonjë nga këto aplikacione në telefonin tuaj Android, duhet t’i çinstaloni ato menjëherë.

Të ngjashme