Sport
Përdori fjalë skandaloze ndaj lojtarit shqiptar, UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Arnautoviqit
Demokracia
16:25 | 15 Qershor 2021

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj sulmuesit serbo-austriak, Marko Arnautoviq.

Ky i fundit kishte përdorur fjalë skandaloze duke e fyer me nënë lojtarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut gjatë takimit në Kampionatin Evropian, shkruan Demokracia.com.

Për këtë shkak, UEFA e ka angazhuar një inspektor hetimor për të kryer hetime në lidhje me incidentin që ndodhi në takimin e 13 qershorit.

Në lidhje me këtë rast kishte reaguar edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut e cila ka kërkuar nga UEFA ta dënojë lojtarin me prejardhje serbe.

Sipas FFM-së, Arnautoviq e ka fyer në baza nacionale futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Arnautoviq të hënën kishte kërkuar falje në gjuhën shqipe përmes një postimin në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë se ai “nuk është racist”. /Demokracia.com

Të ngjashme