ShowBiz
“Përdori fëmijën tim, pse më përmende djalin” – agravon debati i Meritonit me Erjola Doçin
Demokracia
23:40 | 27 Shkurt 2024

Share:

Erjola Doci dhe Meriton Mjekiqi patën një debat të ashpër gjatë këtyre ditëve.

I gjithë ky nisi pasi prezantuesi u prek kur në një moment moderatorja ia përmendi djalin.

“Po përdor fëmijën tim, nuk e di ku është qëllimi i saj. Po del keq”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Erjola në ndërkohë gjatë spektaklit tha: “Nuk përdora, as nuk cenova fëmijën e askujt. Nuk pat asgjë tendencioze. A i je i vetëdijshëm që këtë gjest e sheh edhe djali yt”.

Në klipin që iu prezantua, dyshja kishin kaluar në ofendime të rënda me njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/YouTube

Doci gjithashtu theksoi se nuk po e njeh më dhe se është tjetërsuar, jo siç e njihte jashtë.

Në këtë spektakël ndryshe pati debate të shumta ndërmjet konkurrentëve.

Të ngjashme