Lajme
Përçarësi | Pas Luginës së Preshevës, Kurti me mision t’i bëjë “pikë-e-pesë” edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
09:38 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Albin Kurti po vazhdon të merret me gjithçka tjetër, përveç me detyrën e tij si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Kurtin mund ta gjejmë në kongrese të partive politike të majta, duke folur si ekspert i gjithçkaje, por ai vazhdon të ikë nga ballafaqimi me detyrat e tij si Kryeministër dhe me problemet e qytetarëve të Kosovës, të cilët po përballen me fatura të larta mujore që nga ardhja e tij si drejtues i Qeverisë, por edhe me refuzimin e tij që të ndërmarrë ndonjë hap në përmirësimin e situatës.

Albin Kurtin mund ta gjejmë edhe duke u përzier e përçarë subjektet politike shqiptare në rajon, shkruan Demokracia.com.

Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë përgjegjësi të lartë kombëtare kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve jashtë Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Forcimi i pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe avokimi për çështjen çame – duhet të jenë shqetësimet e dy kryeqendrave të dy shteteve shqiptare.

Për një lider politik me parime e synime të vërteta kombëtare, do të duhej të ishin pak të rëndësishme dallimet politike e partiake mes shqiptarëve në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi apo edhe në Luginën e Preshevës. Në qendër të angazhimit të tij do të duhej të ishte unifikimi i spektrit politik në mbrojtjen dhe avancimin e interesave kombëtare, sidomos të shqiptarëve që nuk jetojnë në Kosovë e Shqipëri.

https://demokracia.com/albin-kurti-njeriu-qe-po-e-shkaterron-bashkepunimin-brendashqiptar/

Por, në vend se t’i shërbejë unifikimit të spektrit politik shqiptar në këto tri shtete, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën të kundërtën.

Përfshirja e Albin Kurtit në skenën politike sidomos në Luginë të Preshevës, në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Republikën e Shqipërisë, nuk ka ardhur nga roli i tij si kryeministër, por si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë mënyrë, Albin Kurti është bërë pjesë e politikës ditore, duke u bashkuar me subjekte të caktuara politike për të sulmuar e kundërshtuar subjekte tjera politike.

Kjo politikë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka sjellur rezultatin e dëmshëm për çështjen dhe interesin kombëtar të shqiptarëve në këto vende: përçarje mes shqiptarëve dhe dobësim i çështjes së tyre.

Së fundmi, kryeministri Kurti është pozicionuar qartë politikisht edhe në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

Nga 24 dhjetor 2023, edhe zyrtarisht Vetëvendosja u bë pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim. Këshilltari i Albin Kurtit për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë shtylla e katërt e opozitës shqiptare në këtë shtet, bashkë me Lëvizjen Demokratike, Alternativën dhe Lëvizjen Besa.

https://demokracia.com/kurti-perzihet-edhe-ne-maqedoni-te-veriut-vetevendosja-zyrtarisht-pjese-e-opozites-shqiptare/

“Kalimi” i Kurtit dhe Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut ndodhi vetëm pak ditë pasi ai doli haptas në mbështetje të një liste shqiptare në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

Në vend se t’i shërbejë unifikimit të spektrit politik shqiptar, LVV dhe Kurti u pozicionuan me listën politike “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”.

https://demokracia.com/kurti-percan-skenen-politike-ne-lugine-pozicionohet-prapa-nje-list/

Kjo mbështetje kishte ngjallur frikën se shqiptarët mund ta shpërndajnë votën e tyre dhe në fund të mos arrinin të zgjidhnin asnjë deputet për në Kuvendin e Serbisë.

Kryeministri Kurti kishte marrë guximin të përfshihej edhe në Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2021, por që nga elektorati shqiptar atje u kthye në Kosovë i poshtëruar dhe i fyer. /Demokracia.com/

Të ngjashme