Lajme
“Përçahet” grupi i analistëve “pro-pushtetit”, Gashi e Ramabaja përplasen ashpër për Kurtin – befasohen Latifi e Gorani
Demokracia
10:24 | 23 Janar 2024

Share:

Shkëlzen Gashi dhe Sadri Ramabaja janë analistë të përhershëm në T7, ku vazhdimisht e pa fije përtese shpalosin bindjet e tyre, që në raste janë në favor të pushtetit të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës. Pra kushtimisht këta dy persona janë pjesë e “grupit të analistëve pro-pushtetit”. Përplasja ndodhi në emisionin me titull “Kush do ta mund Albin Kurtin?”

Gashi e përkrah Kurtin sidomos në çështjen e dialogut me Serbinë, ndërsa Ramabaja në pothuajse gjithçka. Në fund të fundit, Ramabaja është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, pra është aktivist (nuk dihet sa i devotshëm nga “brenda”) i VV-së.

Përkundër puthitjeve të herë pas hershme në qëndrime, në emisionin e fundit në “Pressing”, Gashi dhe Ramabaja u përplasen goxha ashpër. Përveç e ashpër, me gjasë ishte edhe befasuese, sidomos për Blerim Latifi e Dukagjin Goranin, dy analistët që e kritikojnë shpesh e fortë pushtetin. Në fakt, që në hyrje të “belasë verbale” në mes Gashit e Ramabajës, Latifi e Gorani shiheshin teksa qeshin e pëshpëritin diçka me njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, le t’i kthehemi përplasjes. E gjithë përplasja u fokusua mbi figurën e Kurtin dhe mosndryshimin e gendjes nën qeverisjen e tij. Gashi ishte kategorik që nuk ka ndryshim në Kosovë, ndërsa Ramabaja ishte i fortifikuar në qëndrimin se ka pasur ndryshim, madje në raste edhe “prerje”.

Në fjalën e tij, Gashi deklaroi se Kurti nuk di të bëjë ndryshime edhe sikur t’i fiton 80 për qind të votave të elektoratit kosovar.

“Këtij edhe 80 për qind me ia dhanë, nuk di me ndryshu gjendjen, Sadri” – ishte fjalia hyrëse e Gashit, që duket se e befasoi edhe Ramabajën.

Si gjithnjë, Gashi fliste me shumë siguri e me garancione.

“Ta garantoj unë, Sadri, ta garantoj unë” – ishte përgjigja vijuese e Gashit, si një “fortifikatë” kundër dyshimeve të Ramabajës.

“Ne ja kemi dhanë pushtetin në tri komuna para se me ja dhanë në nivel qëndror. E ka pasë në Prishtinë, në Prizren e në Mitrovicë. Të tri komunat të shkatërruar nga PDK-ja e LDK-ja, ky i ka shkatërru edhe më fortë” – vazhdoi Gashi, duke paralajmëruar një njollë në biograrinë e Kurtit, kurdo që i bëhet biografia kryeministrit.

Ndërsa përgjigja e Ramabajës ishte një pyetje retorike.

“A me Lumirin po e rregullon ti a? Leje pashë besën” – ishte ndërhyrja e Ramabajës, duke e “akuzuar” Gashin se po ia hapë terrenin Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së.

Për më shumë, shikojeni “përleshjen verbale” mes Gashit e Ramabajës:

Të ngjashme