Janë publikuar formacionet zyrtare të dy takimeve të fundit për javën e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryendeshja e kësaj xhiroje do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me Llapin nikoqir të Dritës.
Pikët maksimale janë “jetike” për dy skuadrat, andaj pritet duel i zjarrtë në arenën e llapjanëve.
Luftë të madhe për pikët e plota pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj, aty ku përballen Drenica dhe Prishtina.
Dy skuadrat me synime krejt të kundërta kanë synim të vetëm, fitoren.
Dy përballjet fillojnë nga ora 15:00.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Nava, Idrizi, Prençi, Anthony Monin, Krasniqi, Peposhi, K.Shabani, Ramadani, Sadriu, Selmani, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina
Drita: Maloku, Henry Onoka, Jamal, Limani, Blakçori, B.Shabani, Ahmeti, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Alidema. Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Kryeziu, Shillova. Kryetrajner: Zekirija Ramadani
Drenica: Ymeri, Gjoni, Bejta, Frashëri, Dumani, Ramadani, Dervishaj, Jashari, Rapo, Tahiri, Zabergja. Kryetrajner: Sami Sermaxhaj. /Demokracia.com