Sport
Përballje gjigantësh sonte në Kupën e Italisë
Demokracia
10:11 | 02 Shkurt 2021

Share:

Adhuruesit e futbollit italian sonte kanë rastin të shohin një përballje të jashtëzakonshme, shkruan “Demokracia.com”.

Nga ora 20:45, Interi i Antonio Contes e pret në “San Siro” Juventusin e Andrea Pirlos.

Kjo sfidë zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë dhe po pritet me shumë kureshtje.

Të kujtojmë se gjysmëfinalet zhvillohen me ndeshje kthyese, kështu që finalisti këtë herë do të përcaktohet në Torino pas një jave kur luhet takimi i dytë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme