Lajme
Përballja me pandeminë dhe vaksinimi anti-Covid: Si pritet të jetë viti 2021 në Kosovë?
Demokracia
17:18 | 19 Janar 2021

Share:

Krye-epidemiologu Naser Ramadani konsideron se 2021-ta do të jetë vit i aplikimit të gjerë të vaksinës dhe shpresohet që pandemia të vihet në kontroll, por se qytetarët duhet të mësohen të jetojnë me virusin.

Ramadani në një intervistë ekskluzive për Demokracia.com, ka thënë se mbetet të shihet edhe më tutje rrjedha e pandemisë COVID-19.

“Ky vit do të jetë vit i aplikimit të gjerë të vaksinës dhe bashkë me masat e tjera të ndërmarra shpresohet që pandemia të vihet nën kontroll në tërë botën. Megjithatë na mbetet të shohim si do të shkojë më tutje rrjedha e pandemisë.Por, ne duhet të mësohemi të jetojmë me virusin, sepse padyshim ky virus do të vazhdojë të bashkëjetojë me ne.”, ka thënë ai.

Ramadani mes tjerash ka thënë se është krijuar një strategji kosovare, se si të veprohet me pandeminë.

“Ne në Kosovë e kemi krijuar një strategji kosovare, autoktone, si t’i qasemi e si të veprojmë më tutje, e pranuar botërisht, duke pasur parasysh karakteristikat epidemiologjike të pandemisë dhe përvojës në Kosovë, të cilën duhet ta implementojmë të gjithë bashkërisht.”, ka thënë ai.

Për më shumë, lexoni intervistën e plotë të Naser Ramadanit në Demokracia.com

Situata epidemiologjike mbahet nën kontroll për aq sa duan qytetarët. Shëndeti ynë, në duart tona!

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024