Sport
Përballja me lëndime të shumta, Milani e largon futbollistin italian
Demokracia
10:47 | 27 Janar 2022

Share:

Milani ka njoftuar zyrtarisht se e ka larguar futbollistin e huazuar, Pietro Pellegrinin.

Talenti 23-vjeçar është rikthyer te Monaco nga ku ishte huazuar te “Rossonerët”, shkruan Demokracia.com.

Pellegrini u aktivizua vetëm në gjashtë përballje me fanellën e Milanit në aventurën gjashtëmujore.

Ai vuajti nga lëndime të shumta të cilat ia pamundësuan të tregonte cilësitë e tij.

Skuadra kuqezi kishte opsionin e blerjes së kartonit për 6 milionë euro në fund të sezonin.

Por, te Milani kërkuan zbritje të çmimit gjë të cilën nuk e pranoi skuadra nga Franca dhe kësisoj ai u rikthye nga erdhi. /Demokracia.com/

Të ngjashme