Sport
Përballja e nxehtë e skuadrave drenicase i besohet gjyqtarit me përvojë
Demokracia
16:35 | 22 Shkurt 2021

Share:

Një ndeshje shumë e fortë pritet të luhet të enjten në Drenas ku ndeshen dy skuadrat drenicase Feronikeli e Drenica, shkruan Demokracia.com.

Përballja zhvillohet në kuadër të javës së 21-të në Superligë dhe duke e parë pozicionimin e këtyre dy skuadrave në tabelë, atëherë më të drejtë pritet një ballafaqim i fortë dhe pa kalkulime.

Pikët janë tejet të nevojshme, ndryshe humbja fut në presion cilëndo skuadër që këtë herë nuk fiton. Kjo ka bërë që FFK ta delegojë një gjyqtar me përvojë i cili pritet të ketë bukur shumë punë.

Selim Isufit i është besuar drejtësia në këtë takim që luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. /Demokracia.com

 

Të ngjashme