Sport
Përballja e Ligës së Kampionëve Leipzig – Liverpool rrezikon të shtyhet
Demokracia
11:09 | 02 Shkurt 2021

Share:

Pandemia COVID-19, vazhdon të sjellë shumë telashe edhe për botën e futbollit.

Kështu ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Leipzigut dhe Liverpoolit ka gjasa të mëdha të shtyhet, kjo për shkak të rregullave në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjermania ka ndaluar të gjitha udhëtimet nga Anglia deri me 17 shkurt.

Ndeshja e parë mes Leipzigut dhe Liverpoolit është paraparë të zhvillohet me 16 shkurt.

Mediet në Gjermani shkruajnë se ka mundësi që UEFA të vendos që ndeshja të zhvillohet në stadium neutral ose që t’i kërkojë Liverpoolit të zhvillojë ndeshjen e parë në “Anfield”, pastaj kthyesja të zhvillohet në muajin mars.

Mirëpo, “Reds” nuk janë të hapur për këtë mundësi sepse do ishte në favorin e tyre që ndeshja të luhet në fushë neutrale. /Demokracia.com

 

Të ngjashme