Lajme
Për t’u regjistruar në konvikt, studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit apo testin për COVID
Demokracia
16:50 | 12 Shtator 2021

Share:

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka njoftuar sot për masat e reja kundër COVID-19. Ai ka bërë të ditur se me këto masa afektohen edhe studentët, ata të cilët duan të regjistrohen në konvikte, ku të njëjtit si dëshmi duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose test negativ kundër COVID. 

”Studentët në mënyrë që t’ju mundësohet regjistrimi në konvikt, duhet të posedohet njërën nga dëshmitë e cekura: certifikata e vaksinimit, testi real time PCR apo testi serologjik. Studentët në institucionet publike dhe universitare duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objektin e institucionit”, tha Vitia.

Po ashtu, studentët në institucionet publike dhe universitare duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

Në institucionet publike dhe private deri më datën 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial ndërsa stafi joesencial obligohet të punojë nga shtëpia. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme