Lajme
Për tri ditë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK lindën 45 foshnje
Demokracia
08:40 | 04 Prill 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se për tri ditë në Klinikën e Gjinekologjisë janë regjistruar 45 lindje.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 23 foshnje i takojnë gjinisë femërore, derisa 22 tjera i përkasin gjinisë mashkullore, përcjell Demokracia.com.

“Për tri ditë, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u regjistruan 45 lindje, nga to 6 me operacion. 23 foshnje i takojnë gjinisë femërore, derisa 22 tjera i përkasin gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se në saje të raportit të punës, gjatë kësaj kohe, 1 nënë lindi binjakë./Demokracia.com/

Të ngjashme