Lajme
Për tri ditë në Emergjencë kërkuan ndihmë mjekësore 560 qytetarë
Demokracia
14:39 | 04 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës 560 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë tri ditëve.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) kanë marrë shërbime mjekësore 126 pacientë, përcjell Demokracia.com.

“Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka trajtuar qindra pacientë në tri ditët e fundit të javës së shkuar. Bazuar në të dhënat për datat 1, 2 dhe 3 prill 2022, aty kanë kërkuar trajtim mjekësor 560 qytetarë. Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) kanë marrë shërbime mjekësore 126 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Më tej thuhet se te 113 persona janë kryer intervenime kirurgjike, ndërsa 179 të tjerë janë trajtuar si raste internistike.

“Në Dhomën e Shërbimit Ortopedik, ndërkaq, për tri ditë janë trajtuar 104 pacientë”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas SHSKUK-së si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kanë kërkuar, sipas raportit të punës, 35 persona, ndërkohë./Demokracia.com/

Të ngjashme