Lajme
Për tri ditë, 9 mijë maturantë e paraqitën provimin e maturës në “e-Kosova”
Demokracia
21:06 | 30 Maj 2025

Share:

Më 21 qershor, nxënësit e vitit të fundit të shkollave të mesme, përmes testit të maturës do ta kuptojnë çfarë dije fituan në klasat 10, 11 e 12.

Por, para kësaj, atyre do tu duhet ta paraqesin këtë provim, afati për të cilin është  i hapur që nga 27 maji e deri në ditën e dhjetë të muajit të ardhshëm.

Këtë do ta bëjnë përmes platformës e-Kosova, ku aplikimi virtual nuk është se po kalon pa telashe, raporton Klan Kosova.

Dikujt kjo procedurë iu duk shumë e thjeshtë.

Edhe nga Divizioni i Arsimit thanë që ky vit është më i mbarë se parapraku.

Deri në mesditën e së premtes, numri i atyre që e kanë paraqitur testin ishte pak mbi 9 mijë. Ndërkaq, janë 20 mijë nxënës që priten të futen në provimin e maturës.

Të ngjashme