Lajme
Për të kursyer energjinë elektrike, kryetari i Junikut merr ketë vendim
Demokracia
22:38 | 06 Janar 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka marrë vendim për ta ndalë ndriçimin publik në zonat jashtë-urbane.

“Në situata emergjente, ne duhet të jemi bashkë dhe të punojmë për të mirën e shtetit tonë. Prandaj, të bashkuar do të kalojmë edhe këtë sfidë”, ka shkruar kryetari Shehu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Shteti i Kosovës po përballet me krizë energjetike. Për këtë arsye Qeveria e Kosovës ka deklaruar gjendjen emergjente energjetike në të gjithë territorin e Kosovës. Duke pasur parasysh këto rrethana, unë sot e kam nxjerrë vendimin me numer 01/03 përmes të cilit përkohësisht do të ndalet ndriçimi publik në zonat jashtë-urbane në Komunën e Junikut, ku nuk është ndriçimi i domosdoshëm. Njëkohësisht kërkoj mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të Junikut, që të kursejnë aq sa munden energjinë elektrike. Në situata emergjente, ne duhet të jemi bashkë dhe të punojmë për të mirën e shtetit tonë. Prandaj, të bashkuar do të kalojmë edhe këtë sfidë.

 

Të ngjashme