Sport
Për të dytin muaj radhazi, Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i muajit tetor tek Arsenali
Demokracia
18:39 | 15 Nëntor 2022

Share:

Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i muajit tetor tek Arsenali.

Ky çmim është i dyti për muajin e dytë radhazi për mesfushorin me prejardhje nga Kosova, shkruan Demokracia.com.

30-vjeçari gjatë muajit tetor kishte luajtur në nëntë ndeshjet e Arsenalit dhe duke shënuar tre herë, duke përfshirë golin përfundimtar në derbin e Londrës veriore kundër Tottenhamit.


Xhaka ka shënuar edhe në ndeshjen ndaj PSV-së dhe Southamptonit.

Çmimi për lojtarin më të mirë të muajit vjen në kohën kur Xhaka po përgatitet para nisjes së Kupës së Botës në Katar me përfaqësuesen zvicerane dhe sigurisht do të jetë një motiv shtesë për të./Demokracia.com/

Të ngjashme