Bebe Rexha është duke mbajtur turneun e saj të koncerteve, “Best F*n Night Of My Life” këto ditë në Evropë.
Pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, ajo ka performuar në Holandë në një koncert gjigant, ku numri i madh i fansave nuk ka munguar, shkruan Telegrafi.
E teksa ndodhet në Amsterdam, Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, ku është dukur mjaft atraktive.
Ajo ka pozuar e veshur me një bluzë të zezë me mëngë të gjata dhe me dekolte të hapur.
Duke vënë në pah gjoksin e saj atraktiv, 33-vjeçarja është dukur më se tërheqëse në këto fotografi.
Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi ajo konfirmoi se i kishte dhënë fund lidhjes së saj me drejtorin e fotografisë, Keyan Safyari.

