Sport
Për shkarkimin e Challandesit reagon edhe Paqarada, këto janë fjalët e tij
Demokracia
22:28 | 13 Tetor 2021

Share:

Mbrojtësi kosovar, Leart Paqarada ka reaguar me disa fjalë për shkarkimin e Bernard Challandesit nga Kombëtarja e Kosovës në futboll.

Paqarada përkundër pakënaqësive që kishte kohë më parë me trajnerin zviceran, e ka falënderuar atë, shkruan Demokracia.com.

“Faleminderit dhe fat të mbarë trajner”, shkroi Paqarada në Instagram.

Kujtojmë se Leart Paqarada kohë më parë kishte marrë vendim të mos luajë për Kosovën derisa Challandes të jetë trajner i Kosovës.

Me ardhjen e trajnerit të ri, pritet që edhe Paqarada të grumbullohet me ekipin. /Demokracia.com

Të ngjashme