Lajme
Për shkak të një mosmarrëveshje ia dogji veturën fqinjit, arrestohet 59-vjeçari
Demokracia
16:15 | 12 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “Zjarrvënie”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë  arrestuar  një person të dyshuar  për veprën penale zjarrvënie.

“Arrestimi i të dyshuarit  N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur  në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banese së tij”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një  person i  dyshuar për  veprën  penale Zjarrvënie

Mitrovicë e Jugut, 12 nëntor 2022

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë  arrestuar  një person të dyshuar  për veprën penale zjarrvënie.

Arrestimi i të dyshuarit  N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur  në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banese së tije.

Bazuar në hetimet fillestare, si shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje  fqinjësore ndërmjet ankuesit dhe të dyshuarit të cilët banojnë në të njëjtin lokacion.

Ndërsa, pas intervistimit,  me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme