Lajme
Për shkak të ndotjes së ajrit, 238.000 evropianë vdiqën para kohe në vitin 2020
Demokracia
15:19 | 24 Nëntor 2022

Share:

Të paktën 238.000 njerëz në BE vdiqën para kohe në vitin 2020 për shkak të ndotjes së ajrit, pavarësisht se cilësia e ajrit në përgjithësi po përmirësohet, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).

Analistët e agjencisë theksojnë se ndotja e ajrit është “rreziku më i madh për shëndetin në Evropë dhe se ndikon ndjeshëm në shëndetin e evropianëve, veçanërisht në qytete”, pavarësisht se ndotësit më të mëdhenj kanë ulur emetimet e tyre.

Sipas EEA, të paktën 238,000 njerëz vdiqën para kohe në vitin 2020 për shkak të ekspozimit ndaj PM2.5, me 96 për qind të popullsisë së qytetit të ekspozuar ndaj niveleve mbi rekomandimet e OBSH-së.

Në të njëjtën kohë, dyoksidi i azotit shkaktoi 49,000 vdekje të parakohshme dhe ekspozimin e ozonit 24.000, thotë EEA.

Megjithatë, numri i vdekjeve të parakohshme për shkak të ekspozimit ndaj PM2.5 ra me 45 për qind nga viti 2005 në 2020.

“Nëse trendi vazhdon, BE-ja pritet të arrijë qëllimin e saj për të reduktuar numrin e vdekjeve të parakohshme me 55 për qind deri në vitin 2030”, thuhet në raport.

“Megjithatë, nevojiten përpjekje shtesë për të përmbushur objektivin e ndotjes zero deri në vitin 2050, ose uljen e ndotjes së ajrit në nivele që nuk janë të dëmshme për shëndetin,” shtoi EEA.

Të ngjashme