Sport
Për shkak të Koronës nuk doli nga shtëpinë për një vit, Pele mori sot dozën e parë të vaksinës
Demokracia
11:08 | 03 Mars 2021

Share:

Legjenda e futbollit botëror, Pele ka ndarë sot një imazh interesant në rrejtët sociale ku njofton se ka marrë dozën e parë të vaksinës së virusit Koronavirusit, transmeton Demokracia.com

Pele 80-vjeçar e bëri njoftimin në rrjetet sociale, i shoqëruar me një foto të vaksinimit në dorën e djathtë.

Pele, tre herë kampion i Kupës së Botës, nuk ka zbuluar shumë detaje, por bëhet e ditur se ai ka qenë në shtëpi në Guam, pranë Sao Paulos, nga e cila nuk është larguar tash e një vjet.

Pele gjithashtu u kërkoi ithtarëve të tij të lanin duart dhe të qëndronin në shtëpi nëse është e mundur dhe “kur të dilni jashtë, mos harroni maskën dhe mbani distancën shoqërore. Kjo do të kalojë nëse mendojmë për njëri-tjetrin dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”. /Demokracia.com

Të ngjashme