Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve më 11 shtator ka njoftuar se është hapur aplikimi për pagesat e lehonave dhe shtesat e fëmijëve.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti një ditë më parë bëri të ditur se deri të premten nga fillimi i aplikimit për shtesa dhe gra lehona janë bërë 13 mijë e 180 aplikime, prej tyre 1.501 mbështetje për gra lehona dhe 11 mijë e 679 shtesa për fëmijë.
Ndryshe, javën e kaluar ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike, raporton telegrafi.
Murati ka thënë se të drejtë në këtë pagesë do të kenë edhe lehonat e punësuara edhe ato që figurojnë si të papuna.