Lajme
Për një javë, 28 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë
Demokracia
07:58 | 22 Shkurt 2021

Share:

Dy mijë e 408 persona u shëruan gjatë  javës që lamë pas, nga Covid-19 në Kosovë, derisa 2 mijë e 39 persona rezultuan pozitivë me koronavirus, nga 19 mijë e 315 testime dhe 28 persona humbën jetën nga virusi SARS CoV-2, shkruan Demokracia.com.

Java që sapo e lamë pas ka regjistruar rritje të rasteve të reja me koronavirus.

Demokracia.com ju sjell pasqyrën javore, në shifra të përmbledhura të personave që u shëruan, ndërruan jetë, rezultuan pozitivë dhe numrin e mostrave dhe rasteve aktive gjatë javës së katërt të muajit shkurt, 2021.

E hënë, 15 shkurt

Gjatë ditës së hënë, më datë 15 shkurt 2021 janë testuar gjithsej 2 mijë e 40 mostra, prej të cilave rezultuan 178 raste pozitive.
Brenda 24 orëve të së hënës ishte raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive deri të hënën rezultoi të ishte 64 mijë e 519 raste, nga 268 mijë e 625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 545 raste të vdekjes.

Dita e hënë rezultoi me 267 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në këtë ditë ishte gjithsej 56 mijë e 28 raste, kurse numri i rasteve aktive u shënua me 6 mijë e 946.

Rastet pozitive për ditën e hënë ishin nga komunat: Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe mga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti.

E martë, 16 shkurt

Dita e martë, më datë 16 shkurt 2021 janë testuar gjithsej 2 mijë e 868 mostra, prej të cilave rezultuan 249 raste pozitive.
Brenda 24 orëve të së martës ishin raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive deri të martën rezultoi të ishte 64 mijë e 768 raste, nga 271 mijë e 493 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 548 raste të vdekjes.

Dita e martë rezultoi me 316 pacientë të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në këtë ditë ishte gjithsej 56 mijë e 344 raste, kurse numri i rasteve aktive u shënua me 6 mijë e 876.

Rastet pozitive për 16 shkurtin ishin nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 9 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 5 raste, Gjakovë 4 raste, Suharekë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Shtime dhe Viti.

E mërkurë, 17 shkurt

E mërkura, e datës 17 shkurt 2021 u shënua me gjithsej 297 raste pozitive, nga 2 mijë e 667 mostra të testuara.

Brenda 24 orëve të së mërkurës ishin raportuar pesë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive deri të mërkurën rezultoi të ishte 65 mijë e 65 raste, nga 274 mijë e 160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 553 raste të vdekjes.

E mërkura e 17 shkurtit rezultoi me 311 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në këtë ditë ishte gjithsej 56 mijë e 655 raste, kurse numri i rasteve aktive u shënua me 6 mijë e 857 raste.

Rastet pozitive gjatë së mërkurës ishin nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast.

E enjte, 18 shkurt

Dita e enjte, e datës 18 shkurt 2021 u shënua me gjithsej 285 raste pozitive, nga 3 mijë e 196 mostra të testuara.

Brenda 24 orëve të së enjtes ishin raportuar pesë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive deri të enjten rezultoi të ishte 65 mijë e 350 raste, nga 277 mijë e 356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 558 raste të vdekjes.

E enjta e 18 shkurtit rezultoi me 319 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në këtë ditë ishte gjithsej 56 mijë e 974 raste, kurse numri i rasteve aktive u shënua me 6 mijë e 818 raste.

Rastet pozitive për të enjten ishin nga komunat: Prishtinë 123 raste, Gjakovë 22 raste, Pejë 22 raste, Podujevë 17 raste, Vushtrri 12 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Rahovec 9 raste, Gjilan 8 raste, Viti 7 raste, Deçan 5 raste, Prizren 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë dhe Skenderaj.

E premte, 19 shkurt

E premtja, e datës 19 shkurt 2021 u shënua me gjithsej 340 raste pozitive, nga 2 mijë e 715 mostra të testuara.

Brenda 24 orëve të së premtes ishin raportuar dhjetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive deri të premten e 19 shkurtit rezultoi të ishte 65 mijë e 690 raste, nga 280 mijë e 71 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 568 raste të vdekjes.

Të premten e 19 shkurtit e karakterizuan 411 pacientë të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në këtë ditë ishte gjithsej 56 mijë e 385 raste, kurse numri i rasteve aktive u shënua me 6 mijë e 737 raste.

Rastet pozitive ishin nga komunat: Prishtinë 162 raste, Prizren 29 raste, Pejë 20 raste, Lipjan 18 raste, Mitrovicë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Deçan 10 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Podujevë.

E shtunë, 20 shkurt

Dita e shtunë, e datës 20 shkurt 2021 u shënua me gjithsej 292 raste pozitive, nga 2 mijë e 833 mostra të testuara.

Brenda 24 orëve të së shtunës ishin raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive deri të shtunën e datës 20 shkurt rezultoi të ishte 65 mijë e 982 raste, nga 282 mijë e 904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 571 raste të vdekjes.

19 shkurtin e karakterizuan 556 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në këtë ditë ishte gjithsej 57 mijë e 941 raste, kurse numri i rasteve aktive u shënua me 6 mijë e 470 raste.

Rastet pozitive të shtunën ishin nga komunat: Prishtinë 100 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 15 raste, Mitrovicë 15 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 10 raste, Vushtrri 10 raste, Obiliq 8 raste, Deçan 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Malishevë.

E diel, 21 shkurt

Dita e fundit e javës, e diela e datës 21 shkurt 2021 u shënua me gjithsej 398 raste pozitive, nga 2 mijë e 996 mostra të testuara, shifër kjo më e larta gjatë këtij muaji.

Brenda 24 orëve të së dielës ishte raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive deri të dielën e datës 21 shkurt rezultoi të ishte 66 mijë e 380 raste, nga 285 mijë e 900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 572 raste të vdekjes.

E diela e tretë e shkurtit u shënua me 228 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri të dielën ishte gjithsej 58 mijë e 169 , kurse numri i rasteve aktive u shënua me 6 mijë e 639 raste.

Rastet pozitive për 24 orëshin e së dielës ishin nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 37 raste, Ferizaj 34 raste, Gjilan 24 raste, Prizren 23 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Lipjan 10 raste, Podujevë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Mamushë dhe Suharekë./Demokracia.com/

Të ngjashme