Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se për 1 javë ka konfiskuar 25 patentë shoferë, për kundërvajtje që sipas tyre ishin të rënda.
Gjithashtu në këtë javë janë shqiptuar 1451 gjoba dhe janë raportuar 41 aksidente.
“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 10-16/04/2023 ka shqiptuar 1451 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 25 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. Ndërsa, janë raportuar 41 aksidente.”, thuhej në njoftimin e PK-së.
Aksidentet, sipas njoftimit ishin 15 me lëndime me ç’rast 25 persona janë lënduar. Ndërkaq raportohet për 26 aksidente me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.