Lajme
“Për një flamur me ylla a? Kjo është tradhti” – Kur Mujeci i kapur me drogë mbante leksione patriotizmi nëpër emisione
Demokracia
15:14 | 15 Gusht 2023

Share:

Asamblisti i Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, është kapur me mbi 11 mijë doza drogë. Vlera e saj ishte mbi 400 mijë euro.

Mujeci si një patriot, nuk hezitonte që nëpër emisione të mbante leksione nacionalizmi. Kjo duke kritikuar tifozët e Kosovës “Dardanët” për një pankartë që e kishin shpalosur vite më parë ku shkruante “Kosova është Kosovë”.

Mujeci e kritikonte edhe flamurin e Kosovës, duke thënë se po zhduket identiteti për një flamur me ylla.

“E paske tradhëtu betimin tënd o vëlla, se ti je betu me i bashku krejt trojet shqiptare. Tash jeni ndalë në gjys, keni kriju identitet të ri. Më kish ardh marre me thanë jam kanë në UÇK. Së pari është projekt politik, që po mundohet me imponu shumicën e shqiptarëve me pranu, me na kriju identitet të ri. Kosovo is Kosovo nuk ka qenë kurrë”, thoshte Mujeci në emisionin Komiteti.

“Unë jam përfaqësues i Plisave. Asnjë se kemi primare LDK-në. Kosovo is Kosovo ka qenë kulminacioni i poshtërsisë. 2 mijë vjet po e rujna identitetin, për një javë po e shesim për një flamur me ylla a? Kjo është tradhëti?”, deklaronte ai.

 

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025