Artistët shqiptarë, Yll Limani dhe Dhurata Dora kanë bashkuar forcat për të na sjellë një “verë” të jashtëzakonshme.
Mbrëmë, dyshja publikoi EP-in e tyre, me këngët më të bukura verore.
E njëra ndër këngët qe ka qarkulluar shumë në rrjete ende pa u publikuar, “Malli”, ka arritur për një ditë mbi 1 milion shikime.
Bashkimi i dy këngëtarëve po i pëlqen tej mase publikut dhe adhuruesve të tyre.