Sport
Për nder të heroit Ilir Lushtaku, KF Drenica organizon turne në futboll
Demokracia
12:08 | 25 Mars 2021

Share:

Heronjtë nuk harrohen kurrë. I tillë është edhe Ilir Lushtaku hero i kombit shqiptar.

Për nder të veprës së tij, KF Drenica si çdo vjet edhe këtë herë organizon turne përkujtimor në futboll, ku mblidhet ajka e futbollistëve më të mira të trojeve shqiptare, shkruan Demokracia.com.

Në këtë turne këtë herë do të marrin pjesë Veteranët që vijnë nga Shqipëria, nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe nga Drenica.

Turneu mbahet me 26 mars, derisa para tij do të bëhet edhe zbulimi i pllakës “Ilir Lushtaku”. /Demokracia.com

Të ngjashme