Lajme
Për Kurtin ‘nuk ka urgjencë’ të ketë institucione: Nëse vijon bllokada, trokitet në derë të Gjykatës Kushtetuese
Demokracia
19:29 | 15 Maj 2025

Share:

Nënvizimi që doli nga mbledhja e parë e përbashkët e liderëve politikë – nën patronazhin e Vjosa Osmanit, Presidentes së Kosovës – ishte që për Albin Kurti i Vetëvendosjes “nuk ka urgjencë” për formimin e institucioneve. Këtë s’e tha Albin Kurti vetë, siç s’flet as sot si tash e disa muaj për publikun – por e ndau Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së, pasi doli nga mbledhja e përbashkët. Për më tepër, Kurti u tha të ketë thënë se pritshmëritë (tash tre muaj pas zgjedhjeve) janë “mediatike, jo të popullit”. Nga Vetëvendosje s’e mohuan as pohuan të ketë qenë ky qëndrimi i ndarë nga Kurti brenda mbledhjes.

Takimi s’prodhoi asnjë rezultat, me palët që dolën të tregojnë se synimi i deklaruar për të adresuar zhbllokimin e Kuvendit të Kosovës, u has në atë që Albin Kurti s’lëviz as edhe një ‘inç’ nga pozicioni për të mbajtur kanidaturën e Albulena Haxhiut e cila as pas 16 tentimesh brenda një muai nuk i ka votat për t’u zgjedhur. Për liderët politikë, Haxhiu është veçse pasqyra e Albin Kurtit që s’i ka votat për qeveri, zgjedhja e së cilës do ta vendoste brenda afatit 15 ditor kushtetues për të zgjedhur qeverinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se nga palët pa veçse “vullnet minimal” për zgjidhje dhe se do të pres që nëse zvarritja vijon, mbetet që t’i adresohet ajo vetë Gjykatës Kushtetuese për të gjetur përgjigje për zhbllokimin.

“Dërgimin në Gjykatë Kushtetuese e kemi diskutuar për herën e parë, shpresa ka qenë që Kuvendi konstituohet më shpejt, e jo që kemi nevojë të vimë deri këtu…Jam e gatshme t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja e procesit. Nëse shkon shumë shumë gjatë, liderët duhet të ulen e të pajtohen për zgjedhje, megjithatë për këtë duhet të pajtohen së pari për konstituim të Kuvendi”, tha Vjosa Osmani.

Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosvës e quajti “të pakuptimë” takimin e sotëm në Presidencë të Kosovës, teksa ndau atë që tha “u habita” se Kurti shprehi se “nuk ka urgjencë” që vendi të ketë institucionet e reja.

Abdixhiku tha se në asnjërën anë nuk ka shumicë parlamentare, dhe se për sa kohë ajo shumicë nuk ekziston “vendi do të jetë në krizë” – dhe kësisoji, “rruga më e mirë” si dalje nga kriza, tha ai, është qeveria kalimtare gjithëpërfshirëse e cila do të funksiononte jetëshkurtët deri në zgjedhjet e reja. Këtë propozim, tha ai, e ka dhënë edhe brenda mbledhjes.

“Partia VV s’ka as brengë as urgjencë për zgjidhje. E propozova qeverinë kalimtare me pika të qarta të definuara, dhe jam i lumtur që pati reflektm pozitiv nga partitë tjera, në përmasën e konsiderimit, përjashto VV që s’kishte, dhe as ide të tjera. Insistimi në ide paraprake pa shumicë parlamentare sjellë ngërçin politik, që është i dëshmëm për Kosovën”, tha Lumir Abdixhiku.

Memli Krasniqi i PDK-së, tha se vendi nuk po përballet me ndofarë krize juridike “por, politike” dhe se në takim ka përsëritur qëndrimet e etabluara të PDK-së që kandidatja në ët cilën insiston Vetëvendosje, nuk kalon.

“Ishte diskutim brenda pozicioneve që ju i dini, që i kemi shprehur, në emër të PDK-së, kërkova që kryetari i VV-së, deputeti Kurti, ta ndryshojë kandidaten, të vie me një propozim që ka mjaft në grupin e tij paralamentar, një gjë e tillë nuk pres që do të ndodh. Jemi në situatën e njëjtë ku jemi, megjithatë duhet ta shohim këtë takim si hap para, përpjekje shtesë, edhe nga involvimi i presidentes në këtë temë”, tha Krasniqi.

“Iu njoftoj se kam propozuar që presidentja në zbatim të përgjegjësive. Që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese, apo përmes dërgimit të një lënde, për krejt procesin zgjedhor, që të kemi rrugëdalje. Më shumë se problem juridik kemi politik, kjo është krizë politike. Nëse kjo qasje imponuese e VV-së vazhdon, e kemi obligim për të gjetur zgjidhje”, tha ai më tutje, shkruan Nacionale.

Ramush Haradinaj i AAK-së, u shpreh fare shkurt në qëndrmte e dhëna paraprakisht, se për kandidat të Vetëvendosjes pë Kryetar të Kuvendit, e votojnë dikë që është konsensual,

“Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër edhe kuptohet se e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedime me president”, ka thënë Haradinaj.

Albin Kurti ishte i vetmi që nuk u adresua për publikun.

Të ngjashme