Lajme
Për katër muaj policia heton 527 raste të përdorimit të armëve pa leje
Demokracia
21:57 | 16 Qershor 2024

Share:

Nga janari e deri në prill të këtij viti, sipas Policisë së Kosovës, janë raportuar 527 raste ku janë konfiskuar armë pa leje.

Madje sipas ekspertit të sigurisë, Nuredini Ibishi, gjuajtje më armë në shumicën e rasteve bëhen me armë ilegale.

“Gjuajta me armë në shumicën e rasteve ndodhin me armë ilegale llogaritet mes 250 mijë – 260 mijë armë pa leje gjatë gjithë këtyre viteve, llogaritet se Polica e Kosovës ne vit i konfiskon 1 mijë armë, mendoj që duhet të ketë një propagandë më të gjerë edhe sa përket vetëdijesimit por edhe sa përket kthimit të armëve pa leje”, thotë Ibishi.

E për këtë ai një pjesë të përgjegjësi ia hedhë edhe sistemit gjyqësor në vend.

“Përveç vetëdijesimit qytetarë, duhet që edhe gjyqësor ta mbaj një pjesë të përgjegjësit, dënimi për përdorim të armës është deri në 10 vite, apo deri 7500 euro, mirëpo shqiptim i kësaj mase shkon në minimumi”, vlerëson Ibishi.

Sociologu Genc Xërca tregon arsyet se çka po i shtyn këta individë të përdorin armët.

“Kjo më shumë ka të bëjë më afinitetin kriminalistike të disa njerëzve të cilët dëshirojnë të shtrijnë autoritet dhe forcë përmes armëve e mendojë që lejim apo pajisja me leje të armëve duhet të rishikohet dhe të filtrohet që këto armë të mos qëndrojnë në duar të popullatës”, tha Xërca.

Ndërsa të rinjtë sipas tij po ndikohen nga kinematografia botërore.

“Këta të rinj po inspirohen si duket nga kinematografi e ndryshme botërorë, duke luajtura një gengsta, duke ushtruar forcë dhe autoritet ndaj bashkëmoshatarë përmes dhunës apo armës”, vlerëson Xërca.

Ministrja e Drejtësisë, muaj më parë patë njoftuar se bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë duke punuar çështjen e armëmbajtjes pa leje.

Të ngjashme