Ju pëlqen apo jo, xhinset e ngushta kanë filluar të kthehen në modë. Për shembull, nuk është aq keq të veshësh xhinse të ngushta me çizme deri tek gjuri, ato ta bëjnë kaq të lehtë për t’i futur në këpucë të gjata.
Megjithatë, nëse nuk janë për ty, e dimë që do të kënaqesh kur shikon se si Amal Clooney sapo ka stiluar trendin e xhinseve që po “prish ringjalljen” e xhinseve të ngushta.
Amal sapo u fotografua në Los Angeles e veshur me antitezën e xhinseve të ngushta: xhinse të gjera dhe të gjata.
Pantallonat e saj shfaqnin një bel ultra të lartë të cilin ajo e plotësoi me një xhaketë sportive të shkurtër. A nuk ju pëlqen kur një veshje ka përmasat perfekte? E dimë që po.