Sport
Për humbjen e Kosovës kundër Jordanisë reagon edhe Tahir Batatina: Kombëtarja nuk është objekt hajgare
Demokracia
21:45 | 10 Nëntor 2021

Share:

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar për humbjen e Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë.

“Dardanët” pësuan 0-2 nga Jordania në takimin e luajtur sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Batatina përmes llogarisë së tij në Facebook ka vlerësuar se Kombëtares së Kosovës i duhen ndryshime rrënjësore.

Postimi i plotë i Batatinës:

Nuk duhet të ndryshohet vetëm mentaliteti tek Kombëtarja por duhet ndryshim rrëjnësor edhe tek stafi teknik, aty dhe duhet të vij staf i ri me vizion të ri dhe filozofi të lojës e jo aty të sjellën trajnerë asistentë që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe e marrin objekt hajgare Kombëtaren tonë edhe duke i ngrohur lojtarët për ti futur në lojë.

Respekt për lojtarët por duhet reflektim sepse e meritojmë si shtet dhe si Kombëtare të jemi të diciplinuar edhe nëse humbim por edhe kur fitojmë.

Me respekt

Tahir Batatina. /Demokracia.com

Të ngjashme