ShowBiz
Për herë të parë Xhuli zbulon gënjeshtrën që e ka bërë gjithë këta muaj në Big Brother
Demokracia
21:01 | 19 Shkurt 2023

Share:

Xhuli zbulon gënjeshtrën që e ka bërë gjithë këta muaj në Big Brother VIP Kosova.

Xhuli ka deklaruar së fundmi se ka qenë strategji e lojës së saj që të “aktronte kinse nuk e dinte mirë gjuhën shqipe”.

Modelja i tregonte Brunos duke shtuar se e bëri me qëllim një veprim të tillë, për t’i parë reagimet e banorëve të tjerë.

Ajo e deklaroi këtë gjë pasi nisi të kritikohej nga banorët se ajo nuk e njeh gjuhën shqipe.

“Javën e dytë dhe të tretë kam dashur t’i tregoj publikut se çfarë njerëzish janë këta. E kam luajtur rolin e të paditurit, e kam luajtur lojën që unë nuk e di gjuhën shqipe. Mi kanë bërë ‘prankat’ dhe unë kam bërë kinse po i ha ata. Me kastile e kam bërë. Unë akoma nuk e kuptoj krejt, por jo aq shumë sa kam aktruar”, ka thënë Xhuli pos tjerash.

Të ngjashme