Auto&Tech
Për herë të parë truri i njeriut lidhet me një kompjuter wireless
Demokracia
12:24 | 07 Prill 2021

Share:

Shkencëtarët kanë demonstruar për herë të parë përdorimin e një kompjuteri wireless të lidhur me trurin, një përparim masiv për personat e paralizuar.

Kompjuterat tradicionalë të përdorur deri më tani janë të lidhur me kabllo, mirëpo sistemi i ri i quajtur BrainGate, zëvëndëson këto kabllo me një transmetues të vogël që fiksohet mbi kokën e përdoruesit. Njësia më pas lidhet me një grup elektrodash të implantuar në korteksin motor të trurit.

Në një testim klinik, dy pjesëmarrësit e paralizuar përdorën këtë kompjuter për të klikuar dhe shkruajtur në një tablet. Ata arritën të njejtat shpejtësi dhe saktësi në shtypjen e shkronjave me përdoruesit e kompjuterit me kabllo.

Një kompjuter wireless që lidhet me trurin është testuar në mënyrë të suksesshme te njerëzit

Shkencëtarët thanë se kjo ishte hera e parë që një pajisje ka transmetuar një spektër të plotë sinjalesh të regjistruara nga një sensor në korteksin motor të trurit. Drejtuesi i testimeve të BrainGate, Leigh Hochberg,  tha se pjesëmarrësit u lejuan t’i testonin këto pajisje në shtëpinë e tyre për 24 orë, dhe me të dhënat e përfituara ato do të kuptojnë më mirë se si sinjalet neurale evoluojnë me kalimin e kohës.

Pasi të përfitohen të dhëna të mjaftueshme rreth këtyre teknologjive, mund të konsiderohet implantimi i tyre në persona të ndryshëm.

Të ngjashme