Lajme
Për herë të parë realizohen këto operacione në QKUK
Demokracia
09:29 | 04 Prill 2022

Share:

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë janë realizuar operacionet me procedurën e re të zëvendësimit të Valvulës Aortale, e quajtur Perceval.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se bëhet fjalë për valvula biologjike të kualitetit të lartë, të cilat janë vendosur me procedurën e veçantë, pa pasur nevojë që proteza të fiksohet me penj kirurgjikë, përcjell Demokracia.com.

“Proteza biologjike vendoset me ndihmën e stentit te veçantë dhe me një hapje minimale të aortës. Kjo procedurë e shkurton dyfish kohëzgjatjen e operacionit, siguron kualitet të lartë të valvulës dhe minimizon komplikimet e organeve  si pasojë e kohëzgjatjes më të madhe të operacioneve kardiokirurgjike”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se operacionet janë kryer nga kardiokirurget vendorë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e ekipit operator, me asistimin e një profesori nga Greqia./Demokracia.com/

Të ngjashme