Lajme
Për herë të parë pas 300 ditëve luftë, Zelensky udhëton për në SHBA, filmohet në Poloni
Demokracia
14:59 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Një televizion polak ka publikuar pamjet ku shihet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur me tren në atë vend, për të vazhduar tutje udhëtimin për në SHBA me aeroplan.

Kjo është hera e parë që Zelensky është larguar nga Ukraina në 300 ditët e fundit – që kur Rusia filloi pushtimin e këtij vendi.

Zelensky ka arritur me tren deri në vendin Przemysl në afërsi të kufirit Poloni-Ukrainë. CNN raporton se Zelensky është parë duke u futur në një furgon të bardhë, i cili e dërgoi për në aeroportin e Rzeszowit.

Për në SHBA udhëtoi i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Ukrainë, Brigdet Ann Brink. Atje pritet të takohet me presidentin amerikan Joe Biden.

Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Joe Biden pritet sot të kumtojë lajmin se SHBA-të do të dërgojnë në Ukrainë sistemin e avancuar raketor Patriot. /Telegrafi

Të ngjashme