Sport
Për herë të parë pas 21 vitesh, Ronaldo dhe Messi mungojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Demokracia
21:03 | 06 Prill 2021

Share:

Sonte do të startoj edhe faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/2021.

Real Madrid – Liverpool dhe Manchester City – Borussia Dortmund do të jenë dy përballjet hapëse të çerekfinales, shkruan Demokracia.com.

Por, futbolldashësit nuk do të kenë mundësi që të përjetojnë spektaklin e dy yjeve të futbollit botëror, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në fazën çerekfinale e deri në finale.

Edicioni i fundit kur dy lojtarët me nam në futbollin botëror kishin munguar nga faza çerekfinale ishte vitit 2005.

Kujtojmë se Juventusi i Cristiano Ronaldos u eliminua nga Porto, derisa Barcelona u ndal nga Paris Saint-Germaini. /Demokracia.com

Të ngjashme