Lajme
Për herë të katërt votohet në Tërrnoc, Shaip Kamberi ka gjasa që sërish të bëhet deputet
Demokracia
16:33 | 17 Qershor 2022

Share:

Duke vepruar sipas vendimit të Gjykatës Administrative, KQZ-ja do të marrë vendim që votimi për zgjedhjet parlamentare të mbahet sërish në vendvotimin nr. 6 në shkollën fillore “Muharem Kadriu” në Tërrnoc të Madh afër Bujanocit, shkruan Demokracia.com.

Gjykata Administrative në Serbi e pranoi ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për parregullsitë gjatë votimit në vendvotimin në Tërrnoc të Madh më 27 maj, që do të thotë se në atë fshat të Bujanocit, në vendvotimin numër 6, do të votohet sërish në zgjedhjet parlamentare

Gjykata Administrative publikoi në faqen e saj tekstin e vendimit për miratimin e ankimit të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës dhe anuloi vendimin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të datës 9 qershor.

Me këtë vendim, zgjedhjet në Tërrnoc mbahen për herë të katërt. Në këtë vendvotim, Shaip Kamberi së fundi nuk arriti të zgjidhej deputet në parlamentin serb për vetëm 13 vota.

Tash i mbetet KQZ-së në Serbi që ta caktojë datën e përsëritjes së zgjedhjeve. /Demokracia.com/

Të ngjashme