Lajme
Për herë të fundit në Kosovë, pagat u rritën para tetë vjetësh| Në mars u mor vendimi nga Thaçi
Demokracia
14:48 | 13 Mars 2022

Share:

Për herë të fundit në Kosovë pagat janë rritur para tetë viteve, kur kryeministër i vendit ishte Hashim Thaçi. Pavarësisht premtimeve të liderëve politikë, duke përfshirë këtu shefin aktual të ekzekutivit, Albin Kurtin, një vendim i tillë nuk u mor më nga asnjë kryeministër.

Më 11 mars të vitit 2014, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte nënshkruar vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve për 25 për qind, për të cilin besonte që do të ndikojë në rritjen e mirëqenies në familjet kosovare, raporton Demokracia.com.

Thaçi e kishte bërë të ditur lajmin edhe përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku deklaronte se ky vendim do t’i gëzojë mbi 240 mijë familje kosovare.

“Jam i lumtur që sot e dhashë lajmin e gëzueshëm për mbi 240,000 familje kosovare, pas vendimit tim për ngritjen e pagave dhe pensioneve për 25%. Besoj shumë se kjo ngritje do të ndikojë direkt në rritjen e mirëqenies së përgjithshme në familjet tona. Unë zotohem se në të ardhmen do të bëjmë edhe më shumë. #25perqind”, kishte shkruar Thaçi.

Tetë vjet më vonë, paga mbetet e njëjtë për shumë familje, pasi që nuk është bërë ndonjë lëvizje për ta ndryshuar këtë gjë, raporton Demokracia.com.

As kryeministri Albin Kurti, i cili erdhi në pushtet me premtimin se do të ndryshojë shumë gjëra, duke përfshirë edhe pagën minimale, nuk e ka bërë një gjë tillë.

Kurti ka propozuar një pagë minimale prej 264 eurosh, por kjo është kundërshtuar fuqishëm nga sindikatat në vend, të cilat po kërkojnë që paga minimale të jetë 400 euro.

Kurti vazhdimisht ka mashtruar në lidhje me çështjen e pagave, një gjë të tillë e bëri edhe të shtunën gjatë Forumit të Diplomacisë në Turqi.

Ai dje ka pretenduar se ishin të rinjtë ata që e sollën në pushtet, pasi u ofroi punë dhe drejtësi, raporton Demokracia.com.

“Unë kam qenë opozitar për gati dy dekada dhe më në fund, mora zyrën me fitoren gjatë vitit të kaluar. Kanë qenë të rinjtë që më sollën në pushtet, sepse kërkuan dy gjëra që ne i kemi dhënë, punë dhe drejtësi”, ka deklaruar ai.

Kurti mashtron edhe në Turqi: Fitova zgjedhjet, sepse të rinjve u ofrova punë

Gjatë vitit të parë të qeverisjes së liderit të LVV-së, në 2021, me mijëra persona janë larguar nga vendi drejt perëndimit për një jetë më të mirë, ashtu siç kishin bërë në vitet parapake.

Në vitin 2021, shkalla e papunësisë në Kosovë ka qenë mjaftë e lartë, afër 26 për qind. Kurti pretendoi se ka hapur 10 mijë vende pune, por siç shihet, edhe shifrat e demantojnë këtë./Demokracia.com/

Të ngjashme