Lajme
Për dy vjet refuzoi ta shkruante draftin për Asociacionin, tani dëshiron një gjë të tillë: Pse ndryshoi Kurti?
Demokracia
09:36 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka befasuar të gjithë dje kur ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm mund të hartojë një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicës Serbe. Kjo pasi deri para dy muajve ai refuzonte në mënyrë kategorike të shkruante një draft të tillë.

Madje, më 3 nëntor, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ai kishte thënë se hartimi i një drafti nga ana e tij do të ishte shumë e dëmshme për Kosovës.

Nëse do ta bënte Kosova një gjë të tillë, sipas Kurit, ndërmjetësi do ta nxjerrtë një draft, i cili do të ishte një mesatare në mes të drafti të tij dhe draftit të Ekipit Menaxhues.

Ka qen kurth për mua, jam i bindur për këtë gjë, se tash konsidencialitetin e bisedimeve nuk mund ta nxjerr, por jam i bindur për këtë, edhe më shumë sot se sa në pranverë e në verë, që po të shkruaja unë një draft-statut do të vinin me një mesatare aritmetikore midis Danijella Vujiçiq dhe meje si kryeministër i Kosovës dhe kjo do të ishte shumë e dëmshme. Unë kam insistuar në parime, në principe, dhe tash emisarët kanë ardhur me një draft-statut, i cili njëmend i respekton këto principe, mirëpo unë prapë i kam vërejtjet dhe kritikat e mija”, ka thënë Kurti.

Por, pa kaluar dy muaj, kryeministri Kurti ka ndryshuar qëndrim.

Tani ai ka paralajmëruar se vitin tjetër mund ta hartojë një draft.

Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal)”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebook”.

Opozita e kritikon ashpër kryeministrin

Partitë opozitare kanë reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për hartimin e një drafti të ri.

Ata kanë vlerësuar se tashmë është shumë vonë për një gjë të tillë.

Kryetari i LDK-ë, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se që dy vite LDK-ja dhe gjithë miqtë e Kosovës i kanë kërkuar Kurtit të hartojë draftin e statutit të Asociacionit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se “kryeministri i shtetit të përkohshëm” ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë.

Ka plot dy vite që ne, LDK, dhe gjithë miqtë më të afërt të Kosovës, që i kërkojmë Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i ulur në karrigen e “kryeministrit të shtetit të përkohshëm”, që të hartojë draftin e statutit të Asociacionit, si dokument i brendshëm i Kosovës. Si obligim ndërkombëtar i Kosovës. Ka dy vite që “kryeministri i shtetit të përkohshëm”, i ulur në tavolinë dialoguese me tre mosnjohjes të tjerë shteti, që ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka treguar se pse Kurti nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Në seancën e 3 nëntorit, e kuptuam arsyen. Na tha, ‘nuk kam dashur të shkruaj një dokument të tillë, meqë kam qenë i bindur se ndërmjetësuesi më pas do të sillte një mes të dokumentit të Kosovës dhe atij të Serbisë’. Por dokumenti i ndërmjetësuesit erdhi. Jo si mes, por dhe më rëndë, erdhi si autonomi! Dy muaj më pas, tek pasi ka pranuar autonominë e serbëve në Kosovë, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, i ulur në karrigen e “kryeministrit të shtetit të përkohshëm”, del me propozim që tani Kosova ta shkruaj statutin e Asociacionit vet”, ka shkruar ai, duke shtuar se Kurti një gjë të tillë e ka kuptuar vonë, shkruan Nacionale.

Edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministri Albin Kurti.

Ajo ka bërë me dije se ky veprim e bën kryeministrin joserioz.

E dyta e PDK-së ka ironizuar me kushtet e deritashme të Kurtit për dialogun me Serbinë.

Kryeministri Kurti i paska postu edhe nja 7 pika të reja: janë joserioze! Në fakt, ai vet është joserioz. Një palaço jo-qesharak. Qe një kronologji: 1. Për 6-7 vjet, Albin Kurti ka përdorur dhunë kundër çfarëdo marrëveshje të ndihmuar nga aleatët, duke mos kursyer asgjë dhe askënd: Është derdhur edhe gjak nëpër rrugë, janë hedhur bomba, gaz lotsjellës dhe është thirrur në luftë vëllavrasëse. 2. Pas ardhjes në pushtet, tash Albin Kurti thotë që nuk e ka prioritet dialogun, dhe zbulon formula të ndryshme, përfshi “pesë kushte”, “tre principe”, “gjashtë pika” dhe zbulime të tjera të cilat janë harruar ca ditë më pas, ngase askush s’i ka marrë seriozisht – madje as ai”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka vlerësuar se kryeministrin Kurti askush nuk e merr seriozisht.

Tash, pasi që i ka parë rezultatet shkatërruese të politikës së tij të jashtme dhe udhëheqjes amatoreske të dialogut, Kryeministri qohet dhe propozon 7 pika dhe kthehet pikërisht aty ku kemi qenë para 3 vitesh, duke thënë se vetë do ta draftojë statutin. Kryeministër, je edhe vonë edhe i vonshëm. Askush nuk po të merr seriozisht. Të gjithë, e më së shumti aleatët ndërkombëtarë, i injorojnë fjalimet dhe pikat e tuaja të shumta që propozon tash e sa vjet. Kosova ende vuan nën sanskione bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë. Fokusohu, merr vendime, e mos u merr me fjalime dhe postime. Facebooku nuk është mjet adekuat për ‘face-saving’”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme