Lajme
Për dy vjet, Kina raporton numrin më të madh të rasteve me COVID-19
Demokracia
12:36 | 12 Mars 2022

Share:

Kina raportoi sot  numrin më të lartë ditor të rasteve me Covid-19 që nga shpërthimi në Wuhan, dy vjet më parë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë raportoi 1 524 raste, përfshirë 1 084 raste asimptomatike.

Një bllokim u vendos në qytetin verilindor të Changchunit dje, pasi qindra raste u zbuluan atje.

Sipas rregullave strikte, vetëm një person për familje mund të largohet nga shtëpia çdo ditë tjetër për të blerë ushqime.

Të nëntë milionë banorët e qytetit do të testohen për virusin, shkruan ATSH.

Pas shpërthimit të Wuhan, në fillim të vitit 2020, Kina miratoi politikën ”zero Covid-19” dhe autoritetet lëvizën me shpejtësi me masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit.

Gjatë dy viteve të fundit, shpërthimet u shuan me testime masive dhe bllokime.

Megjithatë, meqenëse varianti Omicron u zbulua për herë të parë në Kinë në janar, ekspertët e shëndetësisë thonë se lloji shumë ngjitës do të bëjë që kjo politikë të arrijë në ekstreme.

Të ngjashme