Lajme
Për dy ditë, rreth 30 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri
Demokracia
14:53 | 11 Prill 2021

Share:

Këtë fundjavë një numër i madh i qytetarëve të Kosovës morën rrugën për në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare në dy ditët e fundit, të premten dhe të shtunën  janë regjistruar rreth 30 mijë persona që kanë dalë jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë, shkruan Demokracia.com.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se sipas të dhënave zyrtare në dy ditët e fundit, të premten dhe të shtunën  janë regjistruar rreth 29 mijë persona që kanë dalë jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë.

Theksojmë se Policia e Kosovës për Demokracia.com ka bërë të ditura shifrat e personave që kanë dalë nga vendi që nga shtrëngimi i masave.

Dhe sipas të dhënave gjatë ditëve të kaluara numri i daljeve të qytetarëve nga Kosova për në vendet fqinjë më datë 7 prill, arriti në 12 mijë e 279, ndërsa numri i qytetarëve që hynë ishte më i lartë, e që arriti më 15 mijë e 668.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ditë më parë mori masat e reja anti-COVID. Një ndër masat e marra ishte edhe mbyllja e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës si dhe ndalimi i qarkullimit prej ora 22:00 deri në ora 05:00, çka bëri që këta qytetarë t’ia msyjnë Shqipërisë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024