Lifestyle
Për dukje fantastike: Një palë pantallona në tri mënyra
Demokracia
15:45 | 18 Shtator 2022

Share:

Pantallona të bardha nga liri do të duken shkëlqyeshëm në kombinimet të cilat jua sugjerojmë.

Liri është një ndër materialet që këtë verë është në vendin e parë për nga popullariteti.

Në trend janë edhe fustanet dhe fundet dhe kostumet nga ky material, por të pashmangshme janë edhe pantallonat.

Një palë pantallona të thjeshta nga liri mund t’i kombinoni në shumë mënyra, ndërsa ne ju kemi zgjedhur tri variante.

Elegante

Kombinim femëror dhe elegant do të keni nëse pantallonat e bardha nga liri i vishni me një bluzë me mëngë të fryra.

Klasike

Për rastet në të cilat dëshironi të jeni të veshura në mënyrën klasike, pantallonat e bardha nga liri mund t’i kombinoni me një fanellë të shkurtër dhe me xhaketë në ngjyrë moderne livande.

Të rastit

Vijat janë edhe një prej hiteve këtë verë. Fanella e bardhë, këmisha me vija bardhë-kaltër dhe sërish të njëjtat pantallona – dhe jeni të gatshme për të dalë nga shtëpia, transmeton Telegrafi.

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024