Lajme
Për dhunë në familje, Policia e shpallë në kërkim xhudistin Akil Gjakova
Demokracia
15:36 | 16 Prill 2024

Share:

Policia e Kosovës e ka futur në listën e të kërkuarve xhudistin e mirënjohur kosovarë, Akil Gjakova, shkruan Demokracia.com.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është: • AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë”, ka njoftuar policia.
Sipas policisë, i pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Dhunё nё familje”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

Kujtojme se Akil Gjakova është një xhudist kosovar i cili ishte kampion i Evropës në vitin 2021. /Demokracia.com/

Në linkun e më poshtëm mund të lexoni se kush është Akil Gjakova:

https://de.wikipedia.org/wiki/Akil_Gjakova

Të ngjashme