Kryeministri i Shqipërië, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka takuar presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, gjatë qëndrimit të tij në Ankara.
Ai ka shkruar pas këtij takimi se ka biseduar për projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.
Për dallim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që vetëm ankohet Rama ka nisur punën për sigurimin e energjisë për dimër.
”Gjithnjë vëllazëror”, e ka cilësuar Edi Rama takimin që pati me Recep Tayip Erdogan, me të cilin siç thotë diskutuan edhe për projekte konkrete për përballimin e sfidave të kohës.
”Ankara – Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”.