ShowBiz
Për çka po akuzohet partneri i Rihannas?
Demokracia
20:56 | 12 Gusht 2022

Share:

Reperi i famshëm, A$AP Rocky ndodhet në telashe! Ai akuzohet nga ish-shoku i tij, A$AP Relli, ku ky i fundit thotë se është qëlluar me armë nga reperi.

Më 6 nëntor 2021, Rocky ra në prangat e policisë. Ai u akuzua për përfshirje në një ngjarje me të shtëna. A$AP Relli thotë se është viktimë e kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu avokatët e Relli kanë dhënë detaje.

“Pas mbërritjes në vendndodhje, pasoi një bisedë ku pa provokim, paralajmërim apo ndonjë justifikim, A$AP Rocky përdori pistoletën dhe qëllimisht qëlloi të shtëna të shumta drejt zotit Ephron (Relli),” tha ekipi ligjor i Relli në një deklaratë për media.

Rihanna dhe Asap Rocky janë dyshja me e komentuar e momentit! Mirëpo, së fundmi, Rocky është komentuar për veshjen e tij. Ai kishte veshur një fund lëkure ku ka tërhequr vëmendjen me pamjen e tij.

Por ai është parë më herët dhe me një fustan “Vivienne Westwood” në kopertinën e “GQ” vitin e kaluar.

“Unë bëj gjëra që janë vërtet të përshtatshme për femrat, si lyerja e thonjve tuaj. Unë bëj atë që dua. Nuk ka kufij”, ka thënë më herët në një intervistë.

 

Të ngjashme