Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmoi se kanë një takim konsultativ me partitë e tjera parlamentare, ndërsa po futej në Kuvend.
Megjithatë, ajo tha se do ta mbajnë qëndrimin e njëjtë edhe sot.
“Ne vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin e njëjtë”, iu tha ajo gazetarëve.
Edhe anëtarë tjerë të LVV-së konfirmuan se s’do të heqin dorë nga Haxhiu si kandidate për kryeparlamentare, pavarësisht se nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca tha të hënën se “kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”.